Bajraku

Bajraku (shqip. flamuri) ka qenë një njësi territoriale osmane që përbëhej nga fshatra në zona malore në Ballkan, mbi të cilën mbështetej rekrutimi ushtarak. U instalua në fund të shek. XVI duke u përpjekur të kryente edhe funksione gjyqësore. Në thelb të bajrakut qëndronte organizimi i vjetër shoqëror i fisit dhe i farës[1].

Shqipëri, përgjatë viteve të paspavarësisë, institucioni i bajrakut vijoi të funksiononte si një pikë referimi morale për doket zakonore, institucionet e të cilit njiheshin si burim i së drejtës.

  1. ^ Ulqini K., Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, 1991.

Developed by StudentB